AA Vision: Fondi Humanitar për Kosovën Lindore

2014-10-07 87

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë) organizon në New York tubim „Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën“, me pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në hapësirën e SHBA.

Tubimi mbahet Ditën e Diel, 12 tetor 2014, ora 1.00 p.m. në Monroe College –King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx,NY 10468

Tubimi ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore. Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm.

Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë.

Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit duan të tërheqin vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast SHBA-së, që synimi i këtij aksioni të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.

Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.

Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, „TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË“, ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Drejtuesit e Fondit, mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni.

Free Traffic Exchange